Hair Zeqiri rikthehet në “shtëpi”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Mesfushori Hair Zeqiri është lojtar i Flamurtarit pasi ka vënë të zezën mbi të bardhë mbi kontratën e ofruar nga presidenca vlonjate. Ndonëse kërkohej nga shumë ekipe, madje vetëm pak orë më parë thuhej se ishte afër Vllaznisë, mesfushori që vjet veshi fanellën e Kukësit, vendosi të rikthehej në Vlorë, te Flamurtari ku ka kaluar shumë vite.

Hair Zeqiri dhe Sinan Idrizi
Hair Zeqiri dhe Sinan Idrizi

Vetëm pak minuta pas lajmit të publikuar në faqen tonë, mesfushori vlonjat ka firmosur kontratën me ekipin e Flamurtarit duke zyrtarizuar kështu rikthimin ne “shtëpinë” e tij. Mesfushori Hair Zeqiri pritet të dalë në stërvitje nën urdhërat e trajnerit Levi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.