Hajvalia bind por Ferronikeli është larg (video)

0
SHPËRNDAJE

U zhvilluan ndeshjet në kuadër të javës së 27-të në Raiffeisen Superligë. Hajvalia shënoi fitore me rezultat bindës 4:1 kundër Vushtrrisë, duke mbetur edhe më tutje me shpresa në garën për titull. Hajvalia kaloi në epërsi me autogolin e Egzon Fekajt, në minutën  ’37 kur e devijoi topin me kokë në portën e tij pas harkimit të Karabegut. Vushtrriasit arritën të barazojnë shifrat në minutën ’45, me golin e shënuar nga Pasoma.

Megjithatë, kualiteti i Hajvalisë erdhi në shprehje në pjesën e dytë, kur realizoi tre gola. Epërsinë e vendasve e riktheu Liridon Leci, në minutën e 61-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi braziliani, Sergihno Da Luiz, me dy gola, të cilat i realizoi në minutat 71 e 78.

E fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë i ka arkëtuar Liria në shtëpi, duke e mundur Prishtinën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për prizrenasit e shënoi Besart Islamaj, në minutën e 90-të. Ndërkohë, në sfidën ndërmjet Gjilanit dhe Besës nuk pati fitues e as gola/FFK

Raiffeisen Superliga – Java e 27-të
E premte, 22.04.2016
Llapi – Trepça ’89 1-1

E shtunë, 23.04.2016
Feronikeli – Istogu 3-0
Drenica – Drita 0-4

E diel, 24.04.2016
Hajvalia – Vushtrria 4-1
Gjilani – Besa 0-0
Liria – Prishtina 1-0

Liga e Parë: Java e 24-t:
E shtunë, 23.04.2016
KEK-u – 2 Korriku 1-2
Fushë Kosova – Luftëtari 3-0
Ballkani – Rahoveci 0-0
Ramiz Sadiku – Trepça 1-3
Kosova (P) – Flamurtari 0-1

E diel, 24.04.2016
Vëllaznimi – Dukagjini 2-0
Vllaznia (P) – Ferizaj 1-2
Vitia – Behari 2-0

Liga e Dytë – Grupi (A) Java e 17-të
E shtunë, 23.04.2016
Lugu i Baranit – Besa 4-2

E diel, 24.04.2016
Ratkoci – Opoja 2-1
Minatori – Leshani 0-6
Rilindja e Kosovës – Iliria 3-2
Deçani, Dushkaja pushuan

Liga e Dytë Grupi (B) – Java e 22-të
E shtunë, 23.04.2016
Bashkimi (K) – Besëlidhja 3-0

E diel, 24.04.2016
Kaolini – Tefik Çanga 4-2
Bashkimi (Gj) – Ulpiana 1-0
18 Korriku – Lepenci 0-3
Kamenica, Galaksia, Vjosa, Kika pushojnë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.