Hajvalia e bën “double”

0
SHPËRNDAJE

hajvalia-mitrovica-femrat
Momente nga loja

Pas titullit të kampionit, të cilin e fituan në mesjavë, futbollistet e Hajvalisë, sot, iu gëzuan edhe trofeut të dytë në këtë edicion. Ato në finalen e Kupës së Kosovës ishin bindshëm më të mira se sa vashat e Mitrovicës, duke fituar me rezultat bindës, 6:0. Futbollistet e Hajvalisë gjithçka rreth fitores në këtë finale e vendosën në pjesën e parë, kur shënuan pesë gola, duke mos iu dhënë asnjë mundësi mitrovicaseve për të rivalizuar.

Në fund kupën kapitenes së Hajvalisë, Qendresa Krasniqi ia dorëzoi Vjollcë Krasniqi, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe përgjegjëse për futbollin e femrave. Ndërkohë medaljet i ndau edhe Afërditë Fazliu, përzgjedhëse e Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave/ FFK

S'KA KOMENTE

Comments are closed.