Hajvalia, fitore me aromë titulli (video)

0
SHPËRNDAJE

U zhvilluan katër ndeshje në kuadër të javës së 26-të të Raiffeisen Superligës. Ferronikeli ka vazhduar serinë pozitive, duke shënuar fitore tepër të rëndësishme  kundër Vushtrrisë, me rezultat 1:0. Kampionët në fuqi iu gëzuan tri pikëve me golin e Mentor Zhdrellës, në minutën e 79-të. Kësisoj, Feronikeli ka bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit, duke pasur parasysh se tashmë ka 7 pikë epërsi ndaj ndjekëses më të afërt, Hajvalisë, kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund të kampionatit.

Hajvalia nuk arriti të arkëtojë më shumë se një pikë në duel me Prishtinën në kryeqytet, duke e mbyllur sfidën baras, 0:0. Ky barazim nuk i shkon përshtati as Prishtinës, pasi mbetet në zonën e rrezikshme, në pozitën e 9-të me 31 pikë.

Besa ka shënuar fitore me rezultat bindës në shtëpi në duel me Drenicën, me rezultat 3:0. Golin e parë për pejanët e shënoi Fetim Kasapi ’51, e më pas dy gola i realizoi Kastriot Rexha ’62 dhe ’70. Me këtë fitore Besa arrin në kuotën e 40 pikëve dhe zë vendin e pestë, ndërsa Drenica mbetet në pozitën e shtatë më 34 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke e mundur Lirinë, me rezultat 1-0, me golin e Erdin Hashanit/ FFK

 

Raiffeisen Superliga: Java e 26-të
E premte, 15.04.2016
Trepça ’89 – Gjilani                   3-1

E shtunë, 16.04.2016
Istogu – Llapi                            2-0

E diel, 17.04.2016
Vushtrria – Feronikeli                  0-1
Besa – Drenica                          3-0
Drita -Liria                                1-0
Prishtina – Hajvalia                    0-0

Liga e Parë: Java e 23-të:
E shtunë 16.04.2016
Rahoveci – Vellaznimi                    2-1
2 Korriku – Ramiz Sadiku                      3-2

E diel, 17.04.2016
Trepça – Fushë Kosova                          3-0
Dukagjini – Vllaznia (P)                    1-0
Ferizaj – Kosova (P)                         5-3
Flamurtari – Vitia                             3-1
Behari – KEK-u                                 1-2
Luftëtari – Ballkani                            0-1

Liga e Dytë, Grupi A – Java e 16-të
E diel, 17.04.2016
Iliria – Lugu i Baranit                               1-1
Deçani – Rilindja e Kosovës                     2-0
Dushkaja – Besa                              0-0
Opoja – Minatori                               6-1
Ratkoci, Leshani pushuan

Liga e Dytë – Grupi B – Java e 21-të
E shtunë, 16.04.2016
Ulpiana – Bashkimi (K)                   0-0
Besëlidhja – Kaolini                          2-1

E diel, 17.04.2015
Vjosa – Bashkimi (Gj)                      0-5

E hënë, 18.04.2016
Kastrioti – 18 Korriku
Galaksia, T.Çanga, Kika, Lepenci pushuan

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.