“Hakmarrje” jashtë fushe, tifozët e Tiranës qëllojnë me gurë mbi autobusin e tifozëve të Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e shëmtuar, pas një ndeshjeje të bukur. Tifozët e Tiranës nuk e kanë kapërdirë dot humbjen e skuadrës së tyre 2-1 nga Vllaznia.

Pas ndeshjes, ata kanë sulmuar me gurë një autobus të ardhur nga Shkodra me tifozë të Vllaznisë nga ambientet afër stadiumit “Selman Stërmasi”, duke e goditur me gurë dhe flakadanë afër shkollës “Vasil Shanto”.

Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar dy prej mbështetësve bardheblu. Për fat, vetëm xhama të thyer dhe asnjë i plagosur, por një episod mjaft negativ, sepse është shumë e rëndë pasi ishte një sulm i organizuar. /minta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.