Hakmarrje perfekte e Shqipërisë në Izrael

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore fantastike 0-3 në Haifa duke u hakmarrë ndaj Izraelit pas humbjes së pësuar me të njëjtin rezultat në nëntor në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Gianni De Biasi kanë zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer teksa e kanë dominuar kundërshtarin që nga fillimi i takimit.

Sulmuesi Armando Sadiku realizoi një dopietë në minutat 22′ dhe 44′. Goli i dytë i lojtarit elbasanas ishte një kryevepër teksa kontrolloi mjaft mirë me gjoks topin e ardhur në ajër dhe pasi u rrotullua me fytyrë nga porta, goditi fort duke tundur rrjetën.

Edhe goli i parë i sulmuesit Sadiku ishte i ngjashëm për nga mënyra e ekzekutimit të goditjes. Ndërkohë goli i tretë u shënua nga mesfushori Ledian Memushaj në minutën e 71-të pas një aksioni perfekt me kombinimin e sulmuesit Çikalleshi dhe mbrojtësit Hysaj.

Me këtë fitore, Shqipëria mbyll ecurinë negative prej 5 humbjesh radhazi dhe ngjitet në vendin e 3-të në grup me 9 pikë, njësoj sa Izraeli, por me golavarazh më të mirë. /minuta90.com/

Izrael-Shqipëri 0-3

Golat: Sadiku 22’, 44’, Memushaj 71’

Izraeli (4-4-2): Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tawatha, Natkho, Golasa (Shechter 53’), Cohen, Refaelov (Vered 57’), Sahar (Benayoun 67’), Zahavi (në dispozicion: Amos, Glazer, Haim, Danino, Kayal, Einbinder, Keltjens, Solomon) Tr: Elisha Levy

Shqipëria (5-3-2): Strakosha, Hysaj, Gjimshti, Kukeli (Veseli 82’), Mavraj, Aliji, Roshi (Lila 53’), Abrashi, Hyka, Memushaj, Sadiku (Çikalleshi 70’) (në dispozicion: Shehi, Hoxha, Ajeti, Lenjani, Latifi, Basha, Llullaku, Grezda, Kaçe) Tr: Gianni De Biasi

Gjyqtarë: Aleksei Kulbakov, Dmitri Zhuk, Oleg Maslyanko, Denis Scherbakov

Kartonë të verdhë: Lila 57’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.