Hakšabanović pranë Përfaqësueses së Kosovës

2
SHPËRNDAJE
Loading...

11890926_10153641568179009_1241181137474529845_n
Me U16 te Suedise

I lindur në  Suedi, mesfushori me tipare sulmuese 17 vjecar i Halmstads, Sead Hakšabanović mund të veshë shumë shpejt fanellën e Kosovës. Këtë lajm e ka pranuar vetë trajneri Albert Bunjaki i cili konfirmon që ky lojtar është në projektin e tij.

“Jemi shumë të interesuar për lojtarin, bën pjesë në projektin tonë afatgjatë, për kualifikimet e ‘Euro 2020’. Pres që në të ardhmen të na bashkëngjitet, pasi i përshtatet profilit tonë. Kemi shprehur interesim për të”, ka thënë trajneri i Kosovës.

“Ne po mendojmë për periudha afatgjate, edhe pse dikujt po i ngutet. Ne kemi lojtarë në të cilët mund të llogarisim në 10 vjetët e ardhshëm, kjo është pasuri e madhe për ne. Është koha të fillojmë ta afrojmë lojtarin”

Hakšabanović ka nënën nga Mitrovica dhe babain malazes. Ky i fundit bëhet e ditur se ka hyrë në bisedime me federatën e Malit të Zi por edhe Kosova ka shanset e veta por sipas babait të futbollistit, të dyja këto mundesi bien nëse Seadin e thërret Suedia.

2 KOMENTET

Comments are closed.