Halili: Bakaj afrimi i duhur, ja kur përurohet “Selman Stërmasi”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tirO Superiorja/ Jo vetëm prezantimi i Elis Bakajt. Te Tirana, përmes presidentit Refik Halili bëjnë me dije edhe se tashmë merkatoja është praktikisht e mbyllur, apo edhe se kur mund të jetë gati stadiumi “Selman Stërmasi”. “Nuk mund të them se kjo është blerja e fundit e merkatos verore, pasi nuk përjashtohen surprizat. Shpresoj që Bakaj ta justifikojë besimin tonë si klub, duke ditur aftësitë e tij futbollistike. Afrimi i tij tregon se Tirana i ka dyert e hapura për lojtaret me të cilët ka pasur bashkëpunim pozitiv dhe që kanë lënë gjurmë të mira në këtë klub. Do të tentojmë të arrijme sukseset e kërkuara.

Kemi bere nje merkato te kujdesshme, duke permbushur kërkesat e stafit teknik”, ka thënë kreu i klubit. Sa i takon infrastrukturës, presidenti Halili ka shpalosur një projekt që kërkon të zbatojë: “Në mesin e javës së ardhshme do të zhvillojmë një takim me ekipin, stafin teknik dhe tifozët që do të kenë dëshirë të jenë pjesemarrës në këtë bashkëbisedim, pasi duam të prezantojmë planet për stadiumin “Selman Stermasi”. Me shumë mundeëi do të jetë gati më 13 shtator për ndeshjen ndaj Bylisit. Do te diskutojme per pajisjen e fansave me abone. Mund te them edhe se kam pasur bisedime me krerët e rinj të bashkise dhe jam i bindur se gjithçka që do kërkojmë për t’i ardhur në ndihmë ekipit tonë, ata do ta bëjne.

Kam marrë garanci për bashkëpunim të frytshëm”. Mbi merkaton e kryer nga bardheblutë ka folur derjtori sportiv Devi Muka: “Mendoj se kemi bere afrime cilësore. Jemi në rrugën e duhur dhe shpresoj që Tirana do të kthehet në nivelet ku ka qenë. Sa i takon afrimit të Elis Bakajt nuk kam shume fjalë për të thënë, pasi të gjithë e panë se çfare paraqitjesh bëri sezonin e shkuar me Tiranën. Do të jetë sërish përcaktues për Tiranën”.

tir
Fjalët e Elis Bakajt
“Gjetja e akordit nuk ishte aspak e vështire. Raportet e mia me presidentin Halili kanë qenë gjithnjë te mira, ndaj nuk kishte komplikacione. E kam thënë edhe më parë se për mua është nder të vesh këtë fanelë. Do jap maksimumin për të justifikuar besimin e drejtuesve dhe tifozëve të Tiranes. Shpresoj që të shënoj sa më shume për të ndihmuar ekipin që të fitoje titullin kampion. Këtë sezon jemi më kompetitivë se vjet, ndersa presidenti ka bërë të pamunduren për te krijuar një ekip kompakt.

Ardhja e trajnerit Shkelqim Muca është një armë plus, pasi ka eksperiencë në daljen kampion”. Vetë Muça është shprehur: “Më vjen mirë qe Elisi do të jetë pjese e jona për sezonin e ri. Do të na shërbejë shumë. Nuk patëm asnjë hezitim për të firmosur, duke ditur aftësitë e tij. Kam punuar me të kur drejtoja Dinamon dhe e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin. Nëse lejekalimi i Bakajt vjen në kohë, ai do të jetë pjese e grupit për transferten ndaj Lacit.

Tirana tashmë është e kompletuar dhe me elementë mjaft cilesor. Jemi gati për të nisur punën drejt objektivit të titullit. Laçi? Ishte macja e zezë për Tiranen vjet, por çdo ndeshje ndryshon nga tjetra”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.