Halili bind Karabecin, ja prapaskenat e akordit. Kapiteni refuzoi Vllazninë, qëndron në kryeqytet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Te Tirana nuk ka vetëm merkato në dalje, pasi ka edhe
rikonfirmime për të qëndruar.

Ndonëse 24 herë kampionët e vendit do të luajnë për herë të parë në Kategorinë e
Parë, kjo nuk tremb disa prej senatorëve të ekipit që janë të gatshëm të ofrojnë besnikëri
edhe në këtë sezon. Kapiteni Erando Karabeci, me shumë gjasë, do të jetë edhe në të
Parën pika e referimit dhe lideri i bardhebluve në fushën
e lojës.

Kontrata – Erando Karabeci ka pasur kontratë me Tiranën deri në Kupat e Europës.
Në përfundim të aventurës së bardhebluve, kapitenit i ka përfunduar edhe marrëdhënia
kontraktuale me skuadrën kryeqytetase. Mirëpo, nga burime pranë klubit
kryeqytetas, “Panorama Sport” ka mësuar se mes presidentit Halili dhe vetë mesfushorit
ka pasur një bisedë në lidhje me vazhdimësinë e bashkëpunimit mes tyre.
Gazeta ka mësuar edhe prapaskenën e bisedimeve.

Kapiteni ka qenë i gatshëm për të qëndruar në skuadër dhe për të mos e braktisur atë
me gjithë interesimet e shumta në adresë të tij apo edhe me gjithë faktin se Tirana do të
luajë një Kategorinë e Parë. Në këtë moment, ka qenë edhe vetë presidenti Halili që e ka
bindur atë që mbetet një nga pikat e referimit në projektin e bardhebluve për t’u rikthyer
sa më shpejt në elitë. Është mësuar se drejtuesit kanë qenë të gatshëm që të mos
ndryshojnë parametrat ekonomikë për futbollistin dhe tashmë mbetet vetëm hedhja e firmës në kontratë. Mirëpo, duke pasur një pakt mes tyre, atëherë firma dhe nënshkrimi i kontratës bëhet thjesht formalitet.

Boshti – Tirana, ndonëse gjendet përballë interesimit të skuadrave të huaja për disa
nga lojtarët kryesorë, duket se do të ruajë një bosht të rëndësishëm të ekipit për sezonin
e ardhshëm. Disa javë më parë, ishte Ilion Lika që rinovoi, ndërkohë Muça është
gjithashtu nën kontratë. Në ditët në vijim, pritet edhe rinovimi i kapitenit Karabeci
si dhe duke kujtuar që lojtarë si Kërçiku, Doka, Daja dhe Hoxhallari janë ende nën
kontratë, atëherë duket që bardheblutë do të kenë një kontingjent cilësor në Kategorinë
e Parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.