Halili: Derbi ndaj Partizanit nuk na është kthyer në makth, gazetarët po na sulmojnë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ishte qartësisht i zhgënjyer pas humbjes në derbi dhe sërish ka akuzuar gazetarët, që flasin për rrezikun e rënies nga Kategoria Superiore, edhe pse renditja nuk do ndonjë gjeni ta lexojë.

“Nuk na është kthyer në makth derbi ndaj Partizanit, luajtëm një ndeshje të mirë, skuadra dha gjithçka. Kemi lojtarë shumë të mirë, dinë të luajnë futboll, shpresojmë ta mbyllim me sukses kampionatin, edhe pse gazetarët na e ndjellin, duke folur çdo javë për rrezikun nga rënia nga Kategoria Superiore. Disa lojtarë nuk kanë rezultuar aq të mirë sa shpresonim, por nuk ka problem.

E di që ka sulme ndaj Tiranës, të gjithë na sulmojnë, nga të gjitha krahët, me organizim të hapur kundër meje. Gjithsesi, shohim dhe bëjmë, për vitin e ardhshëm 2017-2018”,-mbylli prononcimin e tij, presidenti i Tiranës, Refik Halili. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.