Halili i sinqertë: Ja pse e larguam Dajën

0
SHPËRNDAJE

14890524_1776338712622243_5180081635718487533_o

Refik Halili, presidenti i Tiranës, doli dje në konferencë për shtyp, ku deklaroi edhe arsyen se pse u largua Daja, dhe gjithçka ka të bëjë me rezultatet.

“Largimi i Dajës ishte një sakrificë në të mirë të Tiranës. Nuk ishte e lehtë. Do doja që ai të mbetet pjesë e klubit, pasi kemi plane me akademinë”.

“Duke pasur parasysh grupin, objektivi minimal janë kupat e Europës. Titulli është dëshira e madhe”.

“Stadiumi? Tapeti duhej mbjellë, dhe nuk është bërë aspak me qëllim që të mos linim Partizanin të luante në stadiumin tonë”,-mbylli prononcimin e tij, presidenti i Tiranës, Refik Halili. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.