Halili karikon skuadrën: Dua ngjitjen në Superiore dhe Kupën e Superkupën

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë/ Presidenti i bardhebluve u uron djemve sezon të mbarë dhe shpalospara tyre objektivat për sezonin e ri

Olsi Avdiaj

“Të rikthejmë menjëherë Tiranën në Kategorinë Superiore dhe të fitojmë e Kupën e Superkupën së Shqipërisë”. Ky është objektivi i Tiranës. Ka qenë presidenti Refik Halili ai që ka shpalosur objektivat para skuadrës për sezonin e ri. Në fillim presidenti u ka uruar sezon të mbarë lojtarëve të pranishëm në grumbullim.

Më pas, ai ka folur për atë që pret nga skuadra në këtë kampionat,pas dështimit të sezonit të shkuar. Halili mësohet se ka qenë idrejtpërdrejtë. Tirana kërkon dy trofe dhe ngjitjen në Kategorinë Superiore. Halili u ka bërë të gjithëve të qartë situatën dhe shpreson që këtë sezon gjërat të shkojnë më mirë dhe njolla e vitit të shkuar të mbetet pas.

Më pas ka folur edhe trajneri Ze Maria që ka qenë në një mendje me trajnerin. Mbledhja me skuadrënka qenë e shkurtër. Më pas ekipi ka dalë në stërvitje, ndonëse ka pasur disa mungesa.

Përgatitjet – Nuk ka qenë një përgatitje si gjithë të tjerat ajoe djeshmja e Tiranës. Skuadra më së shumti ka zhvilluar testefizike gjatë fushës. Ka qenë përgatitësi atletik i bardhebluve aiqë është marrë më shumë me skuadrën. Pothuajse të gjithë lojtarëtkanë pasur një GPS dhe aparat special për të kontrolluar gjendjenfizike të tyre.

Shumica janë testuar për gjendjen fizike qëkishin, pasi vinin nga pushimet. 22 futbollistë ishin nën urdhrate Ze Marias dhe stafit të tij në ditën e parë të përgatitjeve, kuspikasnin emrat e rëndësishëm si kapiteni Karabeci, portierët Lika e Bakaj, por edhe mbrojtësit Doka e Hoxhallari si dhemesfushori Asion Daja.

Pas pjesëmarrjes në turin e parëkualifikues të Europa League, me bardheblutë që bënë dy ndeshjatë mira ndaj Makabit të Tel Avivit tani vëmendja e Tiranës është e gjitha te Kategoria e Parë me skuadrën e Ze Marias, që do tëjetë e impenjuar në grupin B. Kujtojmë që bardheblutë luajnë në fund të gushtit dhe Superkupën e Shqipërisë kundër Kukësit. Për herë të parë një skuadër e Kategorisë së Parë do të luajë për të fituar këtë kompeticion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.