Halili:Tifozët kanë të drejtë por ne do vazhdojmë punën

0
SHPËRNDAJE

Tirana / Refik Halili ka parë kontestimin më të fuqishëm si president i Tiranës. Koreografia e “Tirona Fanatics” ka qenë therëse për të, duke i vendosur lloj-lloj epitetesh. E megjithatë, ai u jep të drejtë të gjithëve, duke parë situatën ku ndodhet tashmë skuadra që financon. Pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, Halili u shpreh: “Ishte i rëndësishëm edhe ky trofe. Për më shumë gjëra do të flasim në ditët e ardhshme, ku do të prononcohem për sezonin futbollsitik dhe shumë gjëra që më përkasin. Ishim “fair-play” gjithë sezonin, jemi klubi më shembullor në të gjitha ndeshjet që kemi zhvilluar, pa asnjë kompleksim, sherr, asnjë gjë. Kjo është për t’u vlerësuar patjetër.

 

Protesta e tifozëve? Nuk dua të flas, por mund të them që tifozët gjithmonë kanë të drejtë. Ata duan gjithmonë fitore dhe aq më keq që ne jemi thuajse të rënë nga kategoria, që është shumë e rëndësishme. Siç dëgjova edhe në konferencën e shtypit nga presidenti Duka, ne kemi rënë nga kategoria. Do të vazhdojmë të ndjekim çfarëdo që do të bëhet në ditët e ardhshme dhe do të vazhdojmë punën tonë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.