Hallaçi: Ndeshje e mrekullueshme, Partizani rivali më i fortë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

rrahman-hallaciKapiteni dhe mbrojtësi i Kukësit, Rrahman Hallaçi, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se futbollistët fituan një ndeshje të mrekullueshme dhe foli për rivalin më të fortë, ku theksoi se është Partizani.

“Dihej që Teuta do ndryshonte me Maganin. Luanim për të qëndruar në krye të tabelës dhe të fitonim në transfertë. Fituam një ndeshje me zemër”.

“Kur ta shikoj do flas për rastin e penalltisë. Kemi bërë një ndeshje të mrekullueshme. kështu rastesh do ketë shumë në futboll. I vendosur gabim? Kur ta shikoj, do jap opinonin tim”.

“Kemi luajtur me të gjitha skuadrat. Partizani, Skënderbeu dhe Tirana janë rivalët. Unë kam ndjerë më shumë vështirësi kundër Partizanit”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni dhe mbrojtësi i Kukësit, Rrahman Hallaçi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.