Hamdi Salihi firmos në Austri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

?????????????????????????????????????????????????????????

Viener Nojshtad, skuadra e ligës së dytë austriake, ka arritur akordin me goleadorin shkodran Hamdi Salihi.

Lajmi vjen nga mediat austriake dhe pohohet nga ana e drejtorit sportiv të atij klubi, Andreas Shiker. Ai beson shumë se Salihi ka ende nuhatjen për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin e tyre.

I vetmi shqetësim ka të bëjë me vendimin e Komisionit të Disiplinës, që e pezulloi atë pas ndeshjes me Kukësi dhe bëhet fjalë për 10 ndeshje, dy prej të cilave ai i ka shlyer.

Shiker beson se edhe ajo çështje do zgjidhet, teksa çështja do të shkojë në Federatën Austriake, nga ku pritet të merret konfirmimi se dënimi vlen vetëm për Shqipërinë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU