Hamdi Salihi qëndron tek Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Ekipi i Skënderbeut bën një lëvizje mjaft të madhe në këtë merkato, teksa ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit Hamdi Salihi edhe për sezonin futbollistik 2015/2016. Pasi u afrua për ndeshjet e Champions League, sulmuesi shkodran ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën korçare edhe për një sezon. Këtë gjë e ka konfirmuar faqa zyrtare e Klubi të Skënderbeut në Facebook. Salihi kishte edhe oferta nga një ekip i njohur në Izrael, por nuk gjeti akordin me atë ekip dhe tashmë do të qëndrojë tek korçarët teksa do të luajë edhe në Europa League. Skënderbeu kështu blindon edhe sulmin për sezonin e ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.