Hamilton mori kaskën e Senna: Krenari dhe nder për mua!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kanadaja duket si “toka e premtuar” për Lewis Hamilton. Pikërisht në Montreal, në vitin 2007 kur ishte nën drejtimin e McLarenit, piloti britanik fitonte çmimin e tij të parë në Formula 1.

Atëherë ishte sezoni i tij debutues, plot 10 vite më parë. Po në Montreal, britaniku Hamilton sigloi edhe “Pole Position” e 65-të në karrierë, një arritje që do të thotë shumë, sidomos për të apasionuarit pas sportit më të ndjekur të automobilizmit, pasi një arritje të tillë e kishte shënuar më parë një specialist i rrallë, si Ayrton Senna.

Megjithatë, rekordin absolut me 68 “Pole Position” e mban vetëm një legjendë, dhe ai është gjermani Michael Schumacher, i cili jo vetëm është tërhequr nga Formula 1, por ndodhet edhe në ditët e tij më të errëta të jetës. Sa i përket barazimit të rekordit të Sennës, një kampion botë që humbi jetën më 1 maj të vitit 1994 në pistën e Imolës, ishte pikërisht familja e tij që u ndodh e pranishme në Montreal, për t’i dhuruar Hamiltonit një nga kaskat me të cilat ka garuar ai, një gjest vlerësimi që ka emocionuar dhe përlotur këdo, edhe vetë pilotin e Mercedesit.

“Jam i lumtur dhe nuk mundem ta besoj atë që ka ndodhur”, tha Hamilton pas suksesit.

“Ishte një betejë tepër e fortë me Ferrarin, që si gjithmonë këtë sezon ka qenë shumë i shpejtë. U përpoqa të jepja gjithçka dhe shpresova deri në fund për të kryer një xhiro të jashtëzakonshme.

Do ta përshkruaja si diçka tepër seksi, madhështore. Nuk arrij ta besoj se më rezultoi shumë mirë, pasi u përmirësova në çdo sektor të pistës.

Kjo edhe falë punës së ekipit tim”.

“Jam i shokuar dhe pa fjalë. E di që për shumë vetë, Ayrton ka qenë piloti i preferuar, i tillë ishte edhe për mua.

Më ka frymëzuar dhe të barazoj rekordin e tij për të marrë edhe kaskën e tij më duket diçka fantastike, e pabesueshme. Një falenderim për familjen e ish-pilotit brazilian, që donte të më nderonte me këtë gjest”,-mbylli prononcimin e tij, Lewis Hamilton. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.