Hamilton pole-position, skuadrat kundra rregullores

0
SHPËRNDAJE

Duket se sezoni i shkuar në Formula 1 nuk ka përfunduar pasi edhe njëherë është Mercedes që dominon provat me fitues Ljuis Hamilton.

Britaniku ka marrë pole-position e parë në Australi për këtë sezon me një kohë rekord 1:23:837 dhe pas tij u vendos shoku i skuadrës, Niko Rosberg.

Ndërsa dyshja e Ferarrit që pritet të jetë edhe rivalja e Mercedes janë renditur në pozicionet 3 dhe 4, por interesante strategjia e zgjedhur duke mos dalë në pistë në 5 minutat e fundit.

Por pjesa më e diskutueshme e provave të para të sezonit 2016 ishte rregullorja e re të Provave Zyrtare.

Minutat e fundit të provave nuk kishin zhurrmën karakteristike të makinave në pistë, por pilotët nisën të bëjnë strategji për të mbajtur gomat për garën e nesërme.

Kjo solli reagime të ashpra nga drejtuesit e skuadrave më të rëndësishme, si: Kristian Hornen(Redbull), Mauricio Arrivabene(Ferarri) dhe Toto Volf(Mercedes).

Madje ata menjëherë kanë kërkuar anullimin e kësaj rregulloreje dhe rikthimin e rregullores së vjetër.

f1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.