Hamilton triumfon në “Spa”, Rosberg i dyti. Ferrari një zhgënjim

0
SHPËRNDAJE

imageFormula 1/ Nuk ka surpriza, Lewis Hamilton fiton garën për Çmimin e Madh të Belgjikës. Piloti britanik dominoi gjatë gjithë javës, dhe këtë gjë e bëri edhe në garën e sotme. Hamilton la pas krahëve shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg, teksa vendi i tretë i takoi pilotit Grosjean. Hamilton thellon kështu diferencën e pikëve me ndjekësih e tij më të afërt, që është pikëris Rosberg dhe vazhdon i sigurt drejt titullit kampion. Një garë për t’u harruar për Ferrarin që nuk arriti të ngjiste asnjë nga pilotët e saj në podium. Vettel u tërhoq nga gara vetëm disa xhiro para përfundimit pas një pit stopi, ndërsa Raikkonen përfundoi vetëm i 7-ti. Mercedes tregon edhe njëherë supermacinë, duke shprehur se ende nuk ka rivalë këtë sezon.

Renditja e 10 vendeve të para
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.