Hap i madh përpara për sportin e Kosovës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

IAAF-logo-300Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota nga Federata Botërore e Atletikës (IAAP). Në konferencën e mbajtur sot në mëngjes në Pekin të Kinës, IAAP vendosi të pranojë pa kushte Kosovën dhe Sudanin Jugor me 211 vende që votuan 187-13 (1 abstenim) në favor të pranimit të aderimit të këtyre dy vendeve. Pas këtij vendimi, tashmë edhe atleti nga Kosova, Musa Hajdari do të ketë mundësi të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës që zhvillohet këtë muaj dhe ku pritet të garojë edhe atletja e dalluar nga Shqipëria, Luiza Gega.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.