Hap pas hapi

0
SHPËRNDAJE

Duke marrë parasysh që vini nga futbolli italian, cila ishte vështirësia më e madhe fillestare për ju teksa i hynit punës në Shqipëri, në një ambjent krejt të ndryshëm nga ai me të cilin ishit mësuar?
Fillimisht, sfida më e madhe ishte të kuptoj mentalitetin e njerëzve dhe potencialin e djemve, për të parë se si ata mund të mësoheshin me një mënyrë tjetër të të luajturit futboll. Gjëja më e vështirë është të ndryshojmë mentalitetin, nuk thyhen kollaj zakonet. Por unë mendoj se në këto tre vjet të punuari me ekipin Kombëtar shqiptar, kemi arritur të bëjmë ndryshime.

Çfarë e pengonte më përpara ekipin për të hedhur hapin cilësor, sic po e bëni tani?
Mesa kam vërejtur gjatë përvojës sime, futbollistët shqiptarë kanë tendencën që të jenë të kënaqur me cfarë kanë arritur. Djemtë nuk janë mësuar të ngrenë kokën lart e ti venë vetes objektiva më të lartë: kjo mbetet ende gjëja më e rëndësishme që ne përpiqemi t’ja injektojmë ekipit në mënyrë të vazhdueshme. Ideja që unë përpiqem të rrënjos te djemtë e mi nuk është të kënaqen me arritjet e tyre, por të jetë gjithmonë të uritur që të rriten dhe të përpiqen për tu përmirësuar duke nxjerrë mësime gjatë rrugës.

Çfarë mendoni se i keni sjellur futbollit shqiptar?
Një kulturë tjetër të punës dhe organizimit të të gjithë ambjentit: nga skautingu dhe
kërkimi për lojtarët, në dëshirën për ti motivuar ata duke i shtyrë përpara drejt sfidave të reja që as i kanë cuar nëpër mend.

Si është situata infrastrukturore e futbollit në Shqipëri?
Ne jemi në gjendje të keqe. Është e vështirë për të gjetur fusha stërvitore për djemtë, edhe pse në vitet e fundit kam vënë re se shumë gjëra po ndryshojnë. Fakti që ne si ekip Kombëtar, jemi duke ecur mirë, po bëhet shtysë për përmirësimin e përgjithshëm. Federata është duke punuar shumë, por klubet gjithashtu duhet të jenë më të organizuar dhe të kenë dëshirë për të arritur rritje të qëndrueshme.

Duke kaluar te klubet, çfarë niveli ka kampionati kombëtar?
Skënderbeu ka fituar (Superligën Shqiptare) pesë herë rresht dhe këtë vit arritën play-off të Champions League, ku humbën thellë në ndeshjen e kthimit kundër Dinamo Zagreb. Humbja e ngushtë 2-1 në ndeshjen e parë, për mendimin tim ishte e pamerituar. Por kampionati është në rritje. Kalimi nga 12 ekipe në dhjetë ka rritur konkurrencën si dhe është rritur në aspektin e cilësisë ndërsa do të duhet pak kohë për rritjen e përgjithshme; le të mos harrojmë se Shqipëria e re në futboll. Krahasuar me se si ishte nën regjimin komunist kur sporti ishte nën kontrollin e shtetit, tani ka një futboll të lirë që po përpiqet të bëhet pjesë e skenës ndërkombëtare dhe madje janë duke u bërë përpjekje për të zbatuar edhe rekomandimet sa i përket akademive dhe futbollit të të rinjve.

Mundet kampionati shqiptar të bëhet një furnizues për ekipin kombëtar, apo është akoma e domosdoshme për futbollistët që të luajnë jashtë vendit në mënyrë që të rriten?
Për nivelin tonë të tanishëm – ne jemi në vendin nr. 25 në renditjen e FIFA-s, mbi ekipet e shquara si Meksika apo SHBA – unë besoj se përvoja jashtë vendit është edhe më edukative dhe mund tu japë lojtarëve mundësi më të mëdha për tu rritur. Kampionati ynë duhet të ketë cilësi të mirë, konkurrencë më të madhe dhe kulturë në futboll. Në qoftë duam të vazhdojmë rritjen, duhet që lojtarët vendas të provojnë veten kundër lojtarëve me teknikë individuale nga futboll i avancuar si Brazili apo Italia.

Cilat janë shanset tuaja për të marrë pjesë në Finalet e Europianit?
Siç janë gjërat, Shqipëria matematikisht siguroi një vend në play-off, që është një arritje monumentale, sepse në fillim të kësaj fushate kualifikuese asnjë nuk e kishte imagjinuar se ne mund të arrijmë deri aty, në një grup ku kishim ekipe si Danimarka, Serbia dhe Portugalia që në pikëpamjen time dhe në parashikimet e të gjithë të tjerëve duhet të ishin tre më të fortët e grupit për nga potenciali. Kualifikimi do të shihet si një mrekulli nga tanët. Por ne kemi ende punë për të arritur objektivin tonë.

Ju jeni duke stërvitur një brez të madh të lojtarëve shqiptarë, ndoshta më të mirët e historisë. Por çfarë shtrihet përpara? A ka të rinjtë që janë gati të marrin përsipër përgjegjësitë?
Ne Evropë ka shumë lojtarë interesantë që mund të luajnë për ekipin tonë kombëtar dhe ne jemi duke i ndjekur nga afër. Është e qartë se, para se të planifikojmë ndonjë zëvendësim dhe afrim të talenteve të reja në ekip, unë duhet të mësoj se çfarë planesh ka Federata, nëse duan të vazhdojnë me mua në krye apo kanë ndërmend të ndryshojnë stafin teknik. Sipas mendimit tim ka mundësi të konsiderueshme për të përmirësuar më tej ekipin dhe rezultatet.

Në aspektin personal, cili është objektivi juaj me Shqipërinë?
Pas shortit Euro 2016 ne ishim të gjithë të shqetësuar! Presidenti (Duka) ishte mërzitur duke parë shortin e grupit. Por pas fitoreve kundër Portugalisë, Armenisë dhe Serbisë, ne kemi arritur të besojme se gjërat e mëdha janë të mundura. Të shohim, personalisht unë gjithmonë i marr gjërat një nga një, ndërkohë që mendoj në planin afatgjatë. Kështu që mendoj se kjo është një situatë që po u menaxhua me kujdes mund të zgjasë një kohë të gjatë, sepse ne kemi djem shumë të mirë që mund ta çojnë shumë larg këtë ekip.

Cila është ndeshja më e mirë e kombëtares nën drejtimin tuaj?
Po të flasim edhe për miqësoret të cilat vlejnë pak, dhe ndeshje kualifikuese për Europian dhe Botëror, unë mendoj që ne kemi luajtur më shumë ndeshje të mëdha se
të dobëta. Në mesin e atyre që kujtoj, jane fitorja 1-0 në Norvegji dhe në Portugali, por edhe miqësorja kundër Francës, ku performanca jonë ishte me të vërtetë e lartë. Edhe pse shumë mund të thonë se Franca nuk u impenjua shumë, unë them se sa herë futemi në fushë luajmë gjithmonë për të fituar.

A mundet që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në FIFA të ndërhyjë në projektin tuaj?
Jo aspak. Ne kemi marrëdhënie të mira me presidentin e Federatës së Futbollit të tyre (FFK) dhe unë personalisht jam takuar me trajnerin e Kosovës, i cili është një person shumë i mirë. Sa për lojtarët kosovarë që ne kemi në ekipin tonë kombëtar, asgjë nuk ndryshon. FFK-ja nuk do të ngacmojë lojtarët që ne tashmë i kemi. Nga tani e tutje, ata do të thërrasin vetëm lojtarët që mendojnë se mund të bëhen pjesë e kombëtares së tyre: ata të cilët kanë luajtur tashmë për Shqipërinë nuk do të merren parasysh nga Kosova në të ardhmen.

Intervistoi: FIFA Weekly Përshtati në shqip: www.minuta90.com

© minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.