Hair Zeqiri pranë Partizanit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ekipi i Partizanit duket se nuk ka të ngopur në këtë merkato. Pasi siguruan shërbimet e mesfushorit Nikoliç, tashmë të kuqtë janë pranë transferimit edhe të mesfushorit Hair Zeqiri. Vlonjati ishte pjesë e Kukësit sezonin e kaluar, por tani është një lojtar i lirë. Drejtuesit e klubit të kuq e dëshirojnë me patjetër fantazistin, që do të ishte një goditje e përkryer për mesfushën e tyre.
image
Pritet që palët të ulen në tavolinë ditët që vijnë për të negociuar, megjithëse mesfushori vlonjat duket se është pranë kalimit tek Partizani. Me ardhjen e tij ekipi i drejtuar nga Sulejman Starova do të “blindohej” në çdo repart, dhe padyshim që do të jetë një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion në këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.