Hasan Lika: Partizani gjithnjë merr penallti të paqena

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Lëshon “bomba” pas ndeshjes në drejtim të Partizanit ish-trajneri i kuq Hasan Lika. Tashmë në pozicionin e drejtorit teknikë, Lika mendon se Partizani është avantazhuar nga “xhaketat e zeza” jo vetëm sot ndaj Kukësit, por edhe në ndeshjet e kaluara.1

“Në krahasim me ndeshjen e Korcës, sot kemi luajtur shumë mirë, por disa minuta në pjesën e dytë kemi ceduar disi. Në pjesën e parë kemi qenë edhe në kontroll të situatës, fati s’ka qenë me ne. Në një moment meritë e kundërshtarit dhe pakujdesi e jona dhe na ndëshkuan me golin e parë. Për 11-metërshin duhet parë për të fol me saktësi, pavarësisht se Partizani në cdo ndeshje merr penallti. Por ne jemi munduar deri në fund. Më e rëndësishme për Kukësin është ndeshja e mirë që ka zhvilluar.

Baza është loja, por sigurisht na duhen edhe pikë. Jemi të kënaqur nga i gjithë grupi, jo vetëm nga brazilianët, por s’jemi të kënaqur me rezultatin. Në aspektin sulmues brazilianët kërkojnë t’i japin rrezikshmëri aksioneve tona. Na ka munguar goli, por jo veprimet sulmuese. S’po shënojmë dot jashtë fushe, kjo ka qenë dobësia jonë. Kemi pasur edhe probleme dëmtimesh. Më vjen keq që e them, unë se kam parë, por ju besoj ju në studio që thoni, por shpeshherë penalltit e Partizanit janë të paqena. Tani që po shikoni pamjet, të gjithë mund të gjykojnë. Edhe në pjesën e parë kur ne po ecnim mirë, e them me sinqeritet teknikë, faullat për Kukësin, arbitrat jepnin faulle për Partizanin. Se kanë menaxhuar mirë ndeshjen arbitrat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.