Hasan Lika: Zëvëndësimet zgjidhën ndeshjen

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas ndeshje ai që foli për mediat ishtte drejtori teknik i Kukësit Hasan Lika. Lika fillimisht është ndalur te problemet shëndetësore të kolegut të tij, Levi: “Uroj që trajneri i Flamurtarit Levi të shërohet sa më shpejt, sepse ishte një moment tronditës dhe shpresojmë që problemi shëndetësor i tij të kalojë sa më shpejt”.

Përsa i përket ndeshjes, drejtori teknik Lika u shpreh “Në pjesën e parë vuajtëm disi pas Flamurtari na befasoi me mënyrën e lojës dhe ne mund të kishim pësuar gol. Pas pushimit u ne e rritëm dukshëm lojën dhe ndoshta përfituam nga tërheqja e Flamurtarit”.

Kukësi është një ekip fushe: “Për momentin kjo gjë është e vërtetë, dhe kjo vjen për faktin se në fushën ne luajmë më të qetë dhe ekipi është më ofensiv. Duhet të përmirësohemi edhe në ndeshjet në transfertë”.

Zëvëndësimet ato që zgjidhën ndeshjen: “Në pjesën ne kryem zëvëndësimet e duhura, nayrisht ishim edhenme fat. Ishim të vetëdijshëm që Flamurtari mund të na shënonte në kundërsulm, por rrezikuam dhe arritëm të merrnim fitoren. Është e vërtetë që shënojmë pak, por skuadra dhe sulmuesit që kemi do të përmirësohen me kalimin e ndeshjeve”,- ishin fjalët e Likë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.