Hasi largohet nga Anderlechti

0
SHPËRNDAJE

Besnik Hasi
Besnik Hasi

Besnik Hasi nuk do të jetë trajner i Anderlechtit edhe në sezonin e ardhshëm. Mediat belge kanë bërë të ditur sot se drejtuesit e klubit janë takuar me trajnerin nga Gjakova dhe kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës.

“Besnik Hasi nuk do të vazhdojë me Anderlechtin. Fatkeqësisht menaxhmenti ka vendosur ta ndërprejë bashkëpunimin. Vendimi zyrtar nga klubi do të kumtohet të premten”, shkruan sajti “dhnet.be”.

Ndërkohë, menaxheri gjeneral i Anderlechtit, Herman Van Holsbeeck, deklaroi: “Ne patëm një diskutim konstruktiv me Hasin. Nëse kemi vendosur për një trajner tjetër. Do të vendosim pas të dalim me vendimin për Hasin”.

Hasi ka qenë për tre vite trajner i skuadrës mbretërore belge, me të cilën ka arritur të shpallet njëherë kampion i ligës belge.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.