Hasi ngjall revoltë tek grekët. Gazetari grek: Kosova është e Serbisë

0
SHPËRNDAJE

Të jesh trajner i një klubi grek kur je shqiptar nuk është aspak e lehtë. Aq më tepër kur merr drejtimin e Olimpiakos-it, një nga klubet më të mëdha në vend.

Si gjithmonë debati mes palëve hapet vetëm për çështje etnike.

Olimpiakosi barazoi 1-1 në një miqësore ndaj Asteras Tripolisit në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri dhe në konferencën për shtyp, Hasi u prezantua me krenari.

“Jam nga Kosova e Shqipërisë”, tha Hasi.

Por trajneri shqiptar mori një reagim që ngjalli debate nga një gazetar në sallë, që ndezi jo pak opinionin në Greqi, por edhe atë në Serbi.

“Zotëri jeni gabim, Kosova është e Serbisë”, i’u përgjigj gazetari.

Hasi ka sfidë të madhe përpara. Ultrasit e klubit grek kanë marrëdhënie të afërta me ata të Crvena Zvezdas dhe sigurisht që e kanë të vështirë të përtypin një shqiptar në stol.

Për më tepër që Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.