Hasi prezantohet tek grekët e Olimpiakosit

0
SHPËRNDAJE
loading...

Pas arritjes së akordit dhe firmës mbi kontratë, Besnik Hasi është zyrtarizuar ditën e sotme si trajneri i ri i Olimpiakosit. Trajneri me origjinë shqiptare do të drejtojë klubinqë po dominon futbollin grek prej shumë vitesh dhe Hasi kërkon të bëjë gjëra të rëndësishme edhe në Europë.

Gjatë prezantimit të tij përpara mediave, ish-trajneri i Anderlehtit dhe Legias deklaroi: “Së pari, dua të qartësoj që kjo është hera e parë që flas për Olimpiakosin. Nuk ka folur për asnjë gazetë apo televizion, edhe pse kam parë shkrime sikur kam dhënë intervistë në Belgjikë. Sot firmos për Olimpiakosin dhe sot po flas për herë të parë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, Olimpiakosi është një klub i madh dhe ndihem i nderuar që marr këtë detyrë. Kam ardhur më parë në Pire si trajner i Anderlehtit dhe e njoh atmosferën. Lojtarët e mi e ndienë dhe ishin të frikësuar.

“Ndihem i nderuar nga besimi i dhënë nga presidenti dhe administrata, që kanë një objektiv të qartë, kualifikimin për në grupet e Champions League. Unë e kam këtë eksperiencë dhe mund t’ia dal mbanë. E njoh skuadrën, e kam parë mjaftueshëm. Që kur kemi nisur kontaktet me klubin, kam parë 6 ndeshje të Olimpiakosit, përveçse e kam ndjekur edhe më parë dhe njoh shumë lojtarë. Unë jam një trajner që punon me shumë qejf me të rinjtë e klubit, ndaj dua t’i shoh edhe ata, para se të vendosim kush qëndron e kush largohet.”

Mënyra si do luajmë? “Filozofia ime është futbolli sulmues dhe dominimi në fushë. Shpresoj që skuadra të jetë sa më e kompletuar brenda pak javësh dhe deri në ndeshjen e parë ndërkombëtare klubi më ka premtuar se skuadra do të jetë thuajse 100% ajo që kemi në plan”.

Kampionati nis në gusht, por Olimpiakosi do të debutojë në Champions League që në korrik: “Skuadra është e mbushur me lojtarë cilësorë e me eksperiencë, ndërsa sa më shpejt do të kërkojmë lojtarë të tjerë, pasi prioritet është Liga e Kampioneve në korrik dhe i dua lojtarët gati e të motivuar. Nuk i dihet asnjëherë shortit, ndaj duhet të jemi gati për gjithçka”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU