Hasi, tashmë grekët e bëjnë hero

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Dje në mbrëmje Olimpiakos fitoi 3-1 në transfertën ndaj Partizanit të Beogradit. Më i fituari në këtë ndeshje padyshim është trajneri Bensik Hasi, i cili arriti që të dilte kryelartë, edhe pse në ditët e fundit ka pasur shumë kontestime nga tifozeria e skuadrës greke për shkak të origjinës së tij nga Kosova.
Gazetarët grek nga “Kosova është Serbi”, tashmë kanë ndryshuar mendim, teksa vlerësojnë punën e bërë nga Hasi në drejtimin e skuadrës.

“Besnik Hasi ishte njeriu kyç për fitoren në Beograd. Trajneri pati kurajën për të marrë vendime të mëdha, duke lexuar në mënyrë të shkëlqyer kundërshtarin. Të kapësh gjëra të vogla dhe specifike, vlejnë shumë për një ndeshje futbolli”, shkruhet ndër të tjera në analizën e bërë për të nga “gazetta.gr”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.