Haxhiu: Kemi shpresa për t’u paguar në vijim, do të luajmë drejtë deri në fund

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu, ka pranuar se e vetmja shpresë që i ka mbetur pjesëtarëve të këtij ekipi për të fituar diçka financiarisht gjatë fazës së fundit, është pagesa nga skuadra të treta për t’u ndalur rivalët. Në prononcimin për SuperSport ai bëri të qartë se deri tani nuk kishte pasur asnjë lloj përfitimi të tillë për ekipin e tij, por se të Korabi ishin të hapur për këtë mënyrë motivimi.

“Një nga shpresat që kemi për t’u paguar në vijim, duke ditur që njihet në futbollin botëror dhe për të cilën vazhdojmë dhe stërvitemi, është që në çdo moment, secila skuadër mund ta propozojë si shtysë. Të luajmë drejt, nuk shoh asnjë lloj problemi. Nuk ka ndodhur, shpresoj që të ndodhë. Sigurisht është folur, por kanë qenë fjalë virtuale dhe jo konkrete.

U kam thënë djemve që nëse do të ketë stimul duhet të mundohemi gjithsesi, por edhe që gjithkush nga lojtarët të shesë veten në treg në fund të sezonit Mundësitë që na jepen duhet t’i shfrytëzojmë pozitivisht përndryshe vlera e secilit në treg bie”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.