Haxhiu: Kjo fitore do të na sjell donacione

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tepër i lumtur pas fitores ndaj Flamurtarit, trajneri i Korabit, Gerd Haxhiu për SuperSport u shpreh:

“Besoj se jemi të gjithë dakord që e merituam fitoren. Fitova ndaj mikut tim Gentian Mezani, i cili do të jetë në elitën e trajnerëve, është shumë i talentuar.”

“Më vjen keq që munda skuadrën e qytetit tim, por është një fitore me shumë rëndësi për Korabin dhe më bëhet qejfi për tifozët. E ardhmja e kësaj skuadre varej nga fitorja sot, sepse vijnë donacione dhe do të ketë një të ardhme më të mirë për këtë klub.”

“Nuk luanim dot në “Selman Stërmasi”, na u refuzuan disa opsione të tjera, ndaj zgjodhëm të luanim në Peqin. Për sa i përket fushës, nuk e di, ne u treguam më konkretë dhe u përshtatëm më mirë se kundërshtari, por edhe ne kemi lojtarë shumë teknikë, që e vuajnë fushën e keqe, por e pranoj që Flamurtari mund të jetë penalizuar më shumë nga fusha e keqe.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.