Haxhiu: Ndeshje e çuditshme, reaguam mjaft mirë pas golit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gerdi-haxhiuTrajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu, pas ndeshjes me Luftëtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, mori pikën e parë si trajner i Korabit, teksa u duk i kënaqur me të.

“Ndeshje e çuditshme, e pësuam që në minutën e parë, në një kohë që kishim punuar shumë gjatë gjithë javës për të evituar këto vertikalizime, tipike të Luftëtarit.”

“Megjithatë, gjetëm forcën të organizoheshim, reaguam, barazuam dhe mund edhe të fitonim. Unë mendoja se mund të fitonim, por gjithsesi ishte një ndeshje ndaj një rivali direkt dhe ky rezultat na vlen shumë. Tani duhet të shohim nga ndeshja e radhës.”

“Barazimi ishte më shumë një rezultat morali, për djemtë, ndërsa unë doja fitoren. E kam parë mirë skuadrën në stërvitje, mendoj se është skuadra ime, edhe pse kam vetëm 12 ditë në drejtim. Mendoj se me këtë paraqitje pozitive shkojmë me optimizëm në Shkodër dhe do të tentojmë për diçka më shumë.”

“Lojtarët si Plaku, Nexhipi, Sheta, natyrisht duhet të udhëheqin skuadrën, por mua më intereson që të zbatohen detyrat në fushë, të luhet me një modul të caktuar dhe të bëhen ato që planifikojmë në stërvitje. Jemi duke punuar për të gjetur sistemin e duhur, për t’ia përshtatur ekipit”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.