Haxhiu: Penallti qesharake, po ndëshkohemi nga bastardë

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se ishte një penallti qesharake 11-metërshi i fituar, ndërsa theksoi se ai dhe ekipi i tij po ndëshkohen nga bastardë.

“Penallti qesharake. Nuk ka fare kontakt.

Ne vijmë në punë, sakrifikojmë nga vetja jonë, nga familja për të dhënë atë ç’ka dimë të bëjmë, por kjo që ndodhi sot është e papranueshme. Unë i kam thënë lojtarëve që të jenë sa më të qytetëruar në fushën e lojës, ashtu siç sillem edhe vetë.”

”Gjithmonë kam protestuar brenda limiteve. Unë nuk kam bërë ndonjëherë viktimën, por kjo penallti është qesharake.

Më vjen keq sepse Skënderbeun e kam qejf, por me këtë fitore të tillë, nuk di çfarë të them.

“Ndëshkohemi nga bastardë! Javën e kaluar u ndëshkuam nga Olsi Sokoli, sot nga një gjyqtar nga Vlora, siç është Klajdi Kola, se jemi edhe nga një qytet, por thjesht turp t’i vijë.

E përsëris edhe në herë: gjyqtar bastard! Ne po luajmë korekt.

Nuk e di përse i bën FSHF këto seminaret e hapura futbollistë-gjyqtarë kur ndodhin të tilla episode në vijim”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.