Haxhiu: Pika jonë më e dobët është faza mbrojtëse

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gerdi-haxhiu

“Pika jonë më e dobët është faza mbrojtëse, sepse në të vetmin moment që rivali na sulmoi, arriti të shënonte. Kjo na ndodhi edhe në Korçë, edhe në ndeshje të tjera. Edhe sot Teuta shënoi në një episod, në zbritjen e parë në zonën tonë, me mbrojtjen të vendosur gabim. Bëjmë edhe gabime individuale që nuk na falen.

Jemi munduar, që kur jam në drejtim nuk po arrijmë të dalim në planin që bëj gjatë javës. Duket si mallkim, është e vërtetë që krijojmë, luajmë, godasim portën, por nuk po ia dalim. Ndërtuam një strategji, i krijuam rastet, por nuk ia dolëm. U ndëshkuam herët, duhet të bënim kujdes.

Merkatoja e janarit? Gjithçka varet nga pikët që do të marrim deri në fund të dhjetorit. Unë e kam marrë skuadrën duke parë që grupi ka cilësi, por natyrisht nëse nuk ngjitemi në renditje, do të ndërhyjmë.

Lëmë shumë hapësira për kundërsulmin kundërshtar? Ne jemi të fundit, na duhen pikët, nuk mund të qëndrojmë të presim.

Plaku? Përpiqet shumë, luftoi, krijoi situata të rrezikshme, por është një sulmues i dytë. Ne kemi nevojë për një sulmues tipik dhe kam aktivizuar edhe Çelën si qendërsulmues, në Korçë. Sot aktivizova Zguron, një lojtar i fortë dhe i shpejtë, edhe pse pak i pasaktë, pasi nuk është roli i tij.

Aktivizova edhe Adelajën, për të rritur praninë në zonën kundërshtare dhe për të dhënë ndonjë pasim, por është e qartë që na duhet të një sulmues cilësor.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.