Haxhiu: Probleme nuk ka, por na duhen pikë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

korabi“Kemi luajtur mirë dhe u përballëm të barabartë me një kundërshtar që ndaj nesh është superior në emër. Krijuam raste e lojë, kishim edhe planin B e C gati në rast se ndeshja s’do të shkonte sipas planit tonë. Nuk e di, dua të shoh rastet sepse kami den se në një moment topi kishte kaluar vijën fatale. Korabi ka nevojë për pikë, jo për lojë, por ishte një ndeshje e vështirë, ku natyrisht nuk është se prisnim pikë me cdo kusht. Mungesa e përfolur në Korcë? Është përfolur në media për një mungesë timen dhe për probleme, por është një abuzim dhe gënjeshtër. Unë jam familjar, i kam këkruar klubit mirëkuptim që të bashkohem me skuadrën mëngjesin e sotëm, nuk ka asnjë probleme tjetër. Kjo është e vërteta. Sa për licensën duke qenë se jam regjistruar dhe jam në process e sipër, kam të drejtë të qendroj në stol.” – Tha trajneri Haxhiu në kamerat e Supersport pas sfidës ndaj Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.