Haxhiu: Problemi i Korabit, psikologjik

0
SHPËRNDAJE

haxhiu-658x370Gerd Haxhiu kërkon të gjejë formulën fituese me Korabin. Trajneri i skuadrës dibrane kërkon të kthejë faqe këtë fundjavë në sfidën kundër Tiranës, por ai e pranon se ndaj bardhebluve ky do të jetë një mision shumë i vështirë. Situata në kampin dibran nuk është nga më pozitivet dhe trajneri vlonjat e pranon se ekipi duhet të reagojë për të dalë nga kriza.

Ndeshja në Shkodër ishte vrasëse. Jo se nuk bëmë paraqitje të mirë por rezultati është ai që është dhe e pranojmë në heshtje. Ndaj Teutës pësuam gol në të vetmin rast dhe nuk arritëm të shënonim”.

Në vijim, Haxhiu sqaron se do të ketë ndryshime në formacion pasi ai nuk ka arritur të marrë sinjale pozitive nga të besuarit e tij.

Pjesa ofensive është me cilësi. Në mbrojtje jemi ndëshkuar nga gabimet individuale. Ne ndryshojmë sistem loje në çdo ndeshje, ndërsa me Tiranën më duhet të rishikoj edhe një herë formacionin, i ndikuar edhe nga mungesat e shumta që kam këtë javë. Do të vendos për një sistem tjetër dhe besoj që do të punojmë fort për të arritur rezultat pozitiv sepse 4 ndeshjet e fundit të vitit 2016 i kemi si finale”.

Haxhiu e pranon se e ka studiuar deri në detaje Tiranën në ndeshjen ndaj Flamurtarit duke theksuar se bardheblutë u ndëshkuan nga një episod. Ai shton se rikthimi i Karabecit dhe Teqjas e forcon edhe më shumë skuadrën e Josës por Korabi do të marrë masat për të mos dalë me humbje. Por kush është problemi i vërtetë që Haxhiu ka evidentuar në këto javë në krye të Korabit?

“Besoj është psikologjik. Duket si mallkim sepse punohet mirë dhe me seriozitet. Nuk është se nuk prodhojmë. Në momentin e parë që kundërshtari vjen në portën tonë ne ndëshkohemi por duhet ta pranojmë këtë situatë”.

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.