Haxhiu: Situatë shumë e vështirë, pasi duket qartë që ka marrë fund çdo gjë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, u shpreh se është një situatë shumë e vështirë, pasi duket qartë që ka marrë fund çdo gjë për dibranët.

“Është një situatë shumë e vështirë. E përgatitim lojën në një mënyrë, pësojmë gol për gabimet tona, goditemi psikologjikisht dhe pastaj nuk gjejmë forcë për të reaguar.

I mirëkuptoj edhe futbollistët, sepse po sakrifikojnë dhe janë të demoralizuar. Kishim shpresë të luanim në Dibër, ndërsa tani endemi sërish nëpër Shqipëri.

Shpenzojmë 3 milionë lek në muaj për ndeshjet dhe akomodimin, falënderoj klubin Teuta që ka pranuar të na japë stadiumin në këmbim të biletave.

“Është realisht një situatë shumë e vështirë, po sforcohemi në maksimum, lojtarët po shpenzojnë nga vetja, ushqim nuk ka më për lojtarët që prej dhjetorit, transport nuk ka për lojtarët. Personi i vetëm që na mbante me oksigjen deri kohët e fundit tashmë është shprehur që nuk do të na mbështetë më.

Nuk e di si do të vazhdojmë. Nëse do të kishim financa të garantuara dhe kushte të tjera, do të kërkoja reagim, ndërsa tani është e pamundur, duket qartë që ka marrë fund çdo gjë dhe e shoh që lojtarët janë të demoralizuar nga braktisja.

“Unë jam thuajse i likuiduar, nga një dashamirës i Korabit, por skuadra është tashmë pa asnjë mbështetje. Edhe sponsorët amerikanë tashmë janë tërhequr dhe nuk mjaftojnë më sakrificat e administratorit Fehmi Mëziu.

Më vjen keq që nuk na lejojnë të luajmë në Dibër, ku të paktën do të kishim një motivim më shumë edhe në aspektin moral, përballë tifozëve tanë. Ditët e fundit ishte edhe qesharake, sepse shkuan inspektorë të FSHF dhe u tha që fusha nuk kishte bar sa duhej.

Kemi humbur 3 milionë lekë vetëm për çdo ndeshje jashtë fushe, ndërsa edhe grumbullimi në Dibër do të ishte një lehtësi e madhe në aspektin financiar”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.