Haxhiu: Vuajmë për të shënuar, disa lojtarë do ulen në stol

0
SHPËRNDAJE

gerdi-haxhiuTrajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, është dukur tepër i acaruar pas humbjes, ku u shpreh nuk do të tolerojë më gabimet dhe se disa lojtarë do të ulen në stol.

“Numrat janë kokëfortë, nuk kanë nevojë për koment, vuajmë shumë për të shënuar, por përveç kësaj, është për të ardhur keq që pësojmë gola kaq lehtësisht. Pësuam golin e parë për një vendosje të gabuar, ashtu si pësuam në Gjirokastër, apo edhe në Korçë, pavarësisht se punojmë shumë në stërvitje.”

“Bëmë ndryshime në formacion që në pushim dhe e rritëm ndjeshëm presionin, duke krijuar edhe raste, por goli i dytë i dha fund takimit, sepse skuadra nuk kishte më mundësi të reagonte.

“Më vjen keq, sepse rezultati 3-0 të jep përshtypjen sikur kundërshtari ka dominuar, por nuk është kështu. Nuk kemi shumë kohë për të analizuar humbjen, sepse tani luajmë një ndeshje delikate në fundjavë dhe duhet të përqendrohemi në maksimum.”

“Shënojmë pak dhe pësojmë shumë, bëjmë shumë gabime dhe sot u mbush kupa, nuk do të toleroj më. Disa lojtarë do të ulen në stol, duke nisur nga ndeshja e radhës kundër Teutës. Jam i bindur se Korabi do të qëndrojë në kategori dhe e kemi kontingjentin për t’ia dalë mbanë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Korabit, Gerdi Haxhiu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.