Hernanes është i Juves, ja shifrat e operacionit

0
SHPËRNDAJE

hernanesHernanes është praktikisht një lojtar i Juventusit. Klubi bardhezi ka perfeksionuar akordin me Interin, që do t’i shkojnë 11 milionë euro. Ndërsa lojtari do të firmosë deri në 2018-n dhe do të përfitojë 2.7 milionë euro në sezon. Sapo ka përfunduar takimi mes agjentit të brazilianit dhe drejtuesve të Juvves, që kanë përcaktuar detajet e fundit.
Kështu, pas muajve me tratativa dhe emra lojtarësh si Draxler, Gotze, Gundogan apo ëitsel, Juentusi më në fund ka gjetur përforcimin që i duhet trajnerit Alegri në rolin e gjysmësulmuesit. Hernanes, në 18 muajt e kaluar me fanellën zikaltër ka luajtur 52 ndeshje, duke shënuar 7 gola. Për atë, kjo është përvoja e tretë italiane, pasi përpara Interit ka luajtur te Lacio. Ndërkaq Interi po mundohet që pas ikjes së brazilianit të marrë Ljajiç nga Roma, teksa duket se është arritur një akord për huazimin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.