Herolind Shala kalon te Liberec

0
SHPËRNDAJE

32194_acs_0871
Herolind Shala

Mesfushori shqiptar Herolind Shala do të kalojë për gjashtë muajt e ardhshëm në formë huazimi nga Sparta e Pragës te Liberec e kampionatit çek, por pa të drejtë blerje nga klubi i ri.

Shala kaloi te Sparta dimrin e vitit të kaluar por një demtim muskular bëri që të luante shumë pak ndeshje.

“Ka shumë konkurrencë në mesfushë, dhe pas kthimit të Hušbauer, vendosëm ta huazojmë Herolindin,” – tha Jakub Otava, drejtues në bordin e Spartës.

“Herolindi nuk pati rast të luajë shumë sezonin e shkuar, kështu që i duhet më shumë hapësirë. Do ta gjejë te Liberec. Ne do ta rimarrim menjëherë në dimër,” – përfundon Otava.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.