Hertha mposht Schalken dhe blindon vendin e 3-të

0
SHPËRNDAJE

imageBundesliga/ Hertha Berlin ka arritur të marrë një fitore bindëse në fushën e saj teksa mposhti Schalke 04 në duelin për vendin e tretë në renditje. Skuadra kryqytetase fitoi me rezultatin 2-0 dhe tashmë është shkëputur nga ekipi që mposhti plot 4 pikë duke e lënë një hap më shumë mbrapa. Golat e Ibisevic dhe Stark i dhanë fitoren Herthës që mbetet në ndjekje të Borussia Dortmund dhe blindon vendin e tretë që është edhe objektivi i saj kryesor, ndërkohë Schalke bën një hap fals në luftën për një vend në Champions.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.