Hetemaj, refugjati nga Kosova që zgjodhi Finlandën

0
SHPËRNDAJE

Përparimi ka marrë një pushim të shkurtër me të dashurën e tij, dhe dje është rikthyer përsëri tek Chievo. Ka qënë një pushim i merituar, sepse të shtunën ai shënoi golin e tij të parë me fanellën e Chievos në të cilën mban mumrin 56 (kushtuar vitit të lindjes së babait të ndjerë), që e mban veshur nga viti 2011 dhe me atë i ka shënuar Juventusit. Ai gol mund të ishte me vlerë tri pikë dhe kryesimin sëbashku me Inter, ekip që Chievo do t’a presë në ndeshjen e së dielës.

Hetemaj në duel me Canën
Hetemaj në duel me Canën

Vetëm Dybala e shkatërroi këtë ëndërr. Por Hetemaj është duke realizuar kaq shumë ëndrra: “Para së gjithash për t’u bërë futbollist profesionist e kam ëndërruar qysh fëmijë. Unë dhe vëllai im Mehmet (i cili ishte tek Albinoleffe dhe tani luan në Finlandë me Suk,) shihnim shumë futboll në TV, luanim gjithmonë madje edhe me shokët nëpër fusha. Në stërvitje gjithmonë na dërgonte mamaja, apo të afërm të tjerë. Ne i’a dolëm.” Rruga ishte plot me gracka, jeta e Hetemaj nuk ishte e lehtë. Dhe tani, në kohën e polemikave dhe emigracionit, refugjatët, historia e paligjshme e Perparimit është aktuale. I lindur në Kosovë, 6 vjeçar duhej të largoheshin nga atje, ai dhe vëllai i tij, dy motrat dhe prindërit, të dy avokatët që kishin humbur punët e tyre.

“Fëmijëria jonë ishte e vështirë. Babai u operua për herë të parë në Kroaci. Pastaj shkuam në Finlandë. Luftën e shmangëm por ne nuk kemi jetuar. Babai ishte i sëmurë dhe nuk ka punuar. Ne shkuam në Olou, një vit në një qendër pritjeje. Pastaj në Helsinkit ku kishte mjetet e duhura për të trajtuar atë, por babi vdiq në vitin 2010, vetëm 54 vjeç.

-Si është të jetosh në një kamp refugjatësh?
“Natyrisht kjo nuk është e lehtë, por një fëmijë ndihet më mirë sepse luan. Shumë më e komplikuar është për prindërit, për njerëzit e rritur. Aty është shumë ngushtë, nuk ka as privatësi e asgjë.

-Ju e identifikoni veten në situatën që jeton sot Evropa?
“Kam lexuar, dhe informohem. Por nuk dua të flas aq shumë për këtë. Tani unë dhe familja ime jemi mirë. Motra ime kishte planifikuar për të ardhur këtu për derbin, por të shtunën ndodhi diçka e pritur nuk arriti dot të vinte.”

-Motra juaj ka qënë pjesë e politikës. Merret ende ajo me politikë?
“Po, në këshillin e qytetit, por pak. Për 147 vota nuk arriti dot të futej në Parlament.”

-Ajo ndihet kosovar apo finlandez?
“Të dyja. Unë zgjodha Kombëtaren finlandeze për shkak se Kosova nuk ka qënë, dhe unë kurrë nuk kam pasur pasaportën shqiptare.”
image
-Ju emigruat për shkak se Serbia nuk u soll mirë me ju. Nëse luani kundër Serbisë, do t’i përvishni krahët si Braccio di Ferro (Personazh komik i filmave vizatimorë)?
“Oh jo, do të luaja një lojë normale, si të gjitha ndeshjet e tjera, por do të isha duke luftuar shumë në fushen e lojës.”

-Tek Chievo janë bujarë: Aty ndiheni si një Gattuso, lojtar me të cilin ju krahasojnë, apo si Salihamidzic, idhullin e tuaj në fëmijëri?
“Gjysëm kështu e gjysmë ashtu. Unë jam një mesfushor, dhe lëviz nga një hapësirë në një tjetër. Luaj më mirë në të djathtë, por pavarësisht kësaj gjithçka shkon mirë.”

-A keni menduar ndonjëherë rreth një skuadre të madhe?
“Jo. Kur isha i vogël bëja tifo për Arsenalin. Ndoshta një tjetër ëndërr mund të jetë Premier League. Në Itali kam tashmë 6 vite.Kam një kontratë me Chievo Verona deri në vitin 2018, dhe ndihem mirë këtu.”
image
-Me kë jeton?
“Me të dashurën time.”

-Pse Chievo po shkon kaq mirë?
“Sepse ne luajmë mirë dhe punojnë mirë këtu. Nuk entuziazmohemi shumë, pasi të sigurojmë qëndrimin në Serie A është o objektivi ynë madhor.”

-Ju jeni përmirësuar?
“Po në italisht.”
image
-Batutë e bukur. Le të shohim nëse një tjetër e pason atë: çfarë ka mbetur shënimit të golit kundër Juventus?
“Bluzen time. Unë nuk kam ndryshuar gjë nga nata e shtunë, dhen unë do t’a mbaj atë. Ndjeva lumturi të madhe. Por pastaj kam menduar se duhet të kishim marrë një rezultat akoma më të mirë.”

-Keni treguar se keni këmbë të forta. Përse nuk tentoni me goditje nga jashtë zone?
“E di që unë shënova një gol të tillë, por në një goditje dënimi për Kombëtaren kundër Irlandës së Veriut, por unë nuk jam një goditës i mirë.”

-Kush ju dëshironte në Itali, në Breshia në vitin 2010?
“Iachini, trajneri. Por unë kam qenë në xhiro për një kohë. U largova nga Finlanda kur isha 19 vjeç. Më donin tek Udinese, por zgjodha ekipin AEK Athinë sepse ajo ishte Champions League. Në dy muajt e kam fituar vendin e titullarit dhe luajta një ndeshje të mirë kundër Milanit.”

-Një xhiro e bukur. Por në Kosovë shkoni akoma?
“Po, çdo vit. Unë kam miq të afërm. Tani ata janë mirë.”

Hetemaj në duel me Pogba
Hetemaj në duel me Pogba

Miku juaj në futboll është Cyril Thereau. Përse?
“Ne jemi vëllezër. Sepse është dikush që gjithmonë përpiqet për të ndihmuar. Një person i madh. Unë kam më pak tatuazhe se ai dhe vishen më mirë. Në trajnim gjithmon e godisja atë. Më mungon shumë.”

Hetemaj, të dielën është Inter. Çfarë thua?
“Ky është një ekip i madh, i cili po tregon se është mirë këtë sezon. Ka një grup të mirë lojtarësh dhe Kondogbia, të cilin e kam ndjekur në Ligën e Kampionëve, dhe është vërtetë mirë. Por ne do të përpiqemi për të konfirmuar formën tonë të mirë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.