Hetohet transferimi i Luka Modriç

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLa Liga/ Transferimi i Luka Modriç nga Dinamo Zagreb tek Tottenham në vitin 2008 është vënë nën hetim nga ana e zyrës së taksave ne Kroaci. Sipas Shtypit të perditshëm spanjoll, por edhe atij europian, dyshohet se drejtuesit e Dinamos së Zagrebit kane fshehur taksat, dhe nuk kanë paguar detyrimet përkatëse. Modriç u transferua tek Tottenham ne vitin 2008 për shifrën e 21 milion eurove, por zyra kroate e taksave dyshon se dy vëllezërit Mamic, pronarë të klubit kroat kanë fshehur shifrat zyrtare të transferimit, dhe u janë shmangur taksave. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, ndërkohë që në Kroaci një punëtore e zyrës së taksave është arrestuar në lidhje me këtë çështje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.