Heynckes: Vidal i duhuri për Bayern

0
SHPËRNDAJE

Megjithëse akoma e pazyrtarizuar, afrimi i kilianit Arturo Vidal drejt Bayern Munchen duket vetëm çështje kohe. Në lidhje me këtë afrim ka folur edhe Jupp Heynckes, ish-trajneri gjerman i Bayern i cili e ka pasur nën urdhërat e tij kilianin kur ky i fundit luante te Leverkusen.

“Vidal është lojtar i rangut botëror. Nuk gjen shpesh lojtarë si ai, që mbrojnë edhe sulmojnë. Ka përdorim topi, grintë dhe forcë në dyluftime dhe nuk pushon së vrapuari. Është shumë luftarak dhe mund të sjellë futboll të mirë te Bayern. Arturo ka vetëm nevojë për urdhra të qarta në mënyrë që të kontrollojë lojën e tij”, – u shpreh Jupp.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.