Hidhet shorti i kategorisë së parë

0
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se sot paradite, në sallën e konferencave, u hodh shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë. Pjesëmarrës ishin pëfaqësues të klubeve të kësaj kategorie dhe pëfaqësues të medias. Shorti u hodh nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku dhe përgjegjësi i Sektorit të Garave Lysien Nurishmi.

Skuadrat e kategorisë së parë ishin të ndara në dy grupe, në Grupin A (ose ndryshe në Grupin e Veriut) ku bëjnë pjesë:Besëlidhja,KF Adriatiku Mamurras, Iliria, KS Kastrioti, KF Burreli, FK, Kamza, KF Ada, FC Besa, Korabi dhe Erzeni.

Në grupin B (ose ndryshe Grupi i Jugut) bëjnë pjesë këto skuadra: Apolonia, Elbasani, FC Lushnja, KF Butrinti, KF Sopoti, KS Luftëtari, FK Dinamo, KF Shkumbini, KF Pogradeci, Gramshi.

Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë fillon më datë 12 Shtator.

Grupi A, java e parë
KS Kastrioti – KF Erzeni
KF Adriatiku – FC Besa
FK Kamza – KF Burreli
Besëlidhja – KS Korabi
KF Ada – Iliria

Grupi B, java e parë
KF Butrinti – KF Gramshi
FK Elbasani – FC Lushnja
KF Sopoti – KF Shkumbini
FK Apolonia – KF Pogradeci
FK Dinamo – KS Luftëtari

S'KA KOMENTE

Comments are closed.