Hidhet shorti. Ja kundërshtarët e Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Futboll Femra / Pas suksesit të madh në fazën e parë ndaj Greqisë, kombëtarja shqiptare e femrave ka njohur sot grupin kualifikues për Botërorin e vitit 2019 në Francë

Shorti i hedhur në Nyon përcaktoi Shqipërinë në grupin 2, bashkë me Zvicrën, Skocinë, Poloninë dhe Bjellorusinë. Një grup vërtet i vështirë me 5 skuadra për vajzat e drejtuara nga trajneri Armir Grima. Faza e eliminatoreve në grupe starton më 11 shtator 2017 dhe përfundon pas një viti.

Në botërorin francez ku marrin pjesë gjithsej 9 skuadra nga kontinenti i vjetër do të kualifikohen fillimisht 7 vendet e para të çdo grupi të eleminatoreve që i bashkohen Francës që ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes si vendi mikpritës. Për sa i përket vendit të fundit të mbetur në lojë pas kësaj faze për sa i përket zonës europiane, 4 vendet e dyta më të mira do të përballen me njëra tjetrën në dy raunde play offi me nga dy ndeshje secili.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.