Hidhet shorti, Kombëtaret U17 dhe U19 mësojnë rivalët

0
SHPËRNDAJE
loading...

Më në fund edhe në Shqipëri do të luhet futboll ndërkombëtar. Turnetë Europianë për kombëtaret U-17 dhe U-19, tashmë do të luhen në vendin tonë.

Ky lajm konfirmohet nga Drejtori i Sektorit të Jashtëm në FSHF, Denis Bastari, i cili ndodhet në Nyon. Ditën e sotme është hedhur shorti për të dyja kompeticionet europiane Eliminatoret e Kampionatit Europian 2017-2018, për kategoritë U-17 dhe U-19.

Përfaqësuesja U17 që drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç, do të jetë në grupin e dytë me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin. Ndërkohë ndeshjet do të luhen në Shqipëri nga data 19-25 tetor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë Kombëtarja U-19 do të jetë në grupin e 12. Rivalët e Shqipërisë në këtë grup, do të jenë Ukraina, Mali i Zi dhe Norvegjia. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga data 4 deri në 10 tetor të vitit të ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.