“Hirushja e Superiores” asnjë afrim në merkato

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Ka kaluar më shumë se një javë nga hapja zyrtare e merkatos verore dhe Luftëtari s’ka bërë asnjë lëvizje sa u përket përforcimeve. Pavarësisht se drejtuesit e Luftëtarit po punojnë nëpërmjet menaxherëve, me të cilët kanë bashkëpunuar edhe në sezonin e fundit, “të piketuarit” janë vënë në listën e dëshirave.

Por, në një kohë që afrimet mungojnë, nga Luftëtari janë larguar zyrtarisht Vangjel Zguro, Usama Mutumane. Ndërsa për Edy Nikolas Bojom thuhet se asgjë s’ka përfunduar sa i takon të ardhmes së 29-vjeçarit kamerunas.

Sakaq, zërat e merkatos bëjnë me dije se drejtuesit bluzinj janë në bisedime me klube të ndryshme shqiptare, për të gjetur gjuhën e përbashkët për lojtarë të veçantë.

E vetmja pengesë mbetet zgjedhja e trajnerit të ri, teksa serbi Mladen Milinkoviç duket larg Luftëtarit. Interesimi i drejtuesve gjirokastritë mësohet se është në shkallën sipërore për t’i dhënë rrugë vazhdimësisë së punës së nisur një sezon e gjysmë më parë.

Ndërkohë, drejtuesit pa shumë zhurmë janë hedhur në sulm për të afruar në radhët e ekipit lojtarë më kualitativë se të larguarit. Me parimin, “mos zgjidh çfarë të del përpara, por bëj zgjedhjen e duhur”, drejtuesit e Luftëtarit duken të matur në këtë merkato vere, ndonëse afrimet mungojnë.

Luftëtari ka lojtarë me përvojë, duke filluar nga porta, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi. 80-90% e grupit të lojtarëve të sezonit të fundit janë nën kontratë me Luftëtarin, ç’ka do të thotë se skuadra gjirokastrite do të jetë po ajo. Arsye kjo për drejtuesit bluzinj për t’u mos u nxituar në merkato.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU