Histori Përrallash/ Historia e djaloshit që e dërgoi Watfordin në pozitën e katërt – Nuk kishte para as për këpucë, trajneri Silva e bëri ta refuzojë Ajaxin

0
SHPËRNDAJE

Watfordi është në vendin e katërt dhe trajneri portugez Marco Silva ka filluar të buzëqesh. Por ai gjatë këtij suksesi në Premier Ligë, ka një ‘as’ nën mëngë. Ai quhet Richarlison është brazilian dhe ka shënuar tre gola deri më tani.

Historia e tij është paksa e dhimbshme, sikurse e çdo braziliani.

Ai jeton 7,000 km larg familjes, por vazhdon të mbetet brazilian. Ai së bashku me bashkëkombësi i tij Heurelho Gomes shihen shpesh duke ngrënë në një restorant brazilian.

Portieri Gomes është mik dhe përkthyesi i tij, pasi ende nuk e zotëron mirë gjuhën angleze.

Richarlison

Richarlison ka marr edhe familjen me vete në Watford, ndërsa a lavdëron shumë portierin Gomes.

“Është diçka e bukur pasi Gomes është me mua këtu. Ai më ka ndihmuar shumë. Më ka ndihmuar të gjej shtëpi, makinë, çdo gjë”.

“Nuk dija asgjë rreth Watfordin si qytet dhe si klub. Por tani ndihem shumë mirë. Lojtarët, stafi, bordi dhe tifozët më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time”.

“Të jetosh në Rio është e rrezikshme ndonjëherë. Nëse humbet një ndeshje në Brazil, nuk mund të ecësh përkrah tifozëve”, thotë Richarlison.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.