Histori përrallash / Nga gomonia e vdekjes tek Interi i madh

0
SHPËRNDAJE

Seria A / Mamud Kulibali është në prag që të bëhet një yll i madh futbolli, por që të mbërrinte deri këtu atij i është dashur që të heqë, me të vërtetë, të zinjtë e ullirit, pasi arriti që të kalojë sfida të vështira dhe vuajtje të mëdha ne jetën e tij. Presidenti i Peskarës, Daniele Sebastiani, konfirmoi se lojtari më i mirë i ekipit të tij, Kulibali, do të bëhet pjesëtar i Interit. Këtij futbollisti të ri senegalez i kanë mbetur akoma edhe dy vite, sipas kontratës, por falë formës fenomenale që ai tregoi gjatë sezonit të kaluar, ai u ndodh në “shenjëster” të disa klubeve të Serisë A.

Ai e nënshkroi kontratën në mars të këtij viti, pasi u stërvit gjashtë muaj me ekipin. Ai luajti nëntë ndeshje në Serinë A dhe ishte “pika më e shndritshme”e gjithçkaje që arriti të bëjë Peskara e ligës së dytë. Në shkurt, ai mbushi 18 vjeç dhe historia e tij sesi ai arriti deri tek Interi është, me të vërtetë, e denjë për një film, pasi ai është një nga ata qindra mijëra refugjatë të Afrikës që ka mbërritur me varka ose gomone, fillimisht, në ishullin Lampeduza dhe, më pas, në Italinë kontinentale, ku fati, më në fund, i buzëqeshi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.