Historike! Crotone për herë të parë në Serie A

0
SHPËRNDAJE

Serie B/ Skuadra e Crotones ka arritur një sukses historik, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur të ngjitet në Serie A. “Pitagorikët”, sic quhen në Itali, arritën të sigurojnë matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit italian, gjë që erdhi për herë të parë në historinë e këtij klubi pas barazimit 1-1 të arritur në transfertën me Modenën.

image Event i shumëpritur me shumë tifozë që kishin ndjekur skuadrën në transfertë për të parë skuadrën e tyre të shkruajnë historinë. Ndeshja që përfundoi me rezultarin 1-1 i dha mundsinë Crotones që të ngjitet për herë të parë në Serinë A, teksa me skuadrën në fund festuan bashkë edhe 1200 tifozët që e kishin ndjekur në Modena, ndërsa në qytetin e tyre shpërthenin fishekzjarret e një arritjeje historike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.